Transmetuar më 22-08-2019, 13:49

Një milion euro të fituara në sajë të maces së tyre! Një rast i pazakontë ai që i ka ndodhur Andrew dhe Paula Hancock, një çifti fatlum nga Nottinghamshire, në Angli.

Ata drejtojnë një kompani që merret me rikonstruksion, dhe teksa po ktheheshin në shtëpi nga puna javën e parë të gushtit, u kujtuan se nuk i kishin blerë ushqim maces së tyre Shortcake.

Kështu u kthyen mbrapsht dhe u ndaluan në një benzinato, ku blenë kutinë me ushqim.

Po aty çifti bleu edhe një biletë gërvisht dhe fito të Monopoly Millionaire, të cilën kur e gërvishtën rezultuan… fitues.

Andrew dhe Paula mbetën të befasuar kur zbuluan shifrën prej 1 milion sterlinas, ose rreth 1 milionë e 100 mijë euro, shkruan noa.al.

Të gjithë fatin ata ia atribuojnë maces së tyre, për të cilën thonë se është një mace normale që i mban shpesh zgjuar natën, por që e duan pafund. /a.y/noa.al