Transmetuar më 22-08-2019, 14:03

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një album me fotografi, me anë të së cilit thotë se ka nisur puna në Lezhë për pastrimin.

“Rikthehen në punën e braktisur prej shumë kohe edhe punonjësit e pastrimit të Bashkisë Lezhë,

të cilët i kishin harruar lopatat e fshesat dhe u vajti viti nëpër autobuzë, ik e eja, sa në Tiranë për protesta e sa nëpër kthesa rrugësh e rrethrrotullime për bllokime”, shkruan Rama.

Ai thotë se prej disa ditësh e netësh, nga ora e parë e marrjes së detyrës prej kryebashkiakut të ri,

po vazhdon heqja e kodrave me plehra e shtëllungave me ferra nga të katër anët. /a.y/noa.al