Transmetuar më 22-08-2019, 14:25
Foto ilustruese

Qëllohet me armë zjarri një person në afërsi të rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë, ku paraprakisht dyshohet për atentat.

Rreth orës 11:30 të ditës së sotme në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një person.

I plagosuri rreth 30 vjeç, nuk është identifikuar ende për shkak se plumbi e ka kapur në kokë, ndërkohë që është qëlluar pranë një objekti në rikonstruksion.

Të riut i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar.

Aktualisht grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al