Transmetuar më 22-08-2019, 15:35

Nën akuzë për mashtrim dhe krijimin e një skeme Piramidale , ku ishte përfituar shuma e rreth 3.4 milion euro, gjykata vendosi sot për tetë të arrestuarit.

Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë për të arrestuarit e Fondacionit “Besa”, të cilët akuzohen se jepnin kredi fiktive për qytetarë.

Gjykata la në burg drejtoreshën e filialit, Albana Imami, si dhe Blertina Kananin, Mihal Hanxharin, Orkida Drizën, Matilda Domin.

Oficerja e kredive Matilda Domi është shprehur në gjykatë se ka firmosur 35-40 kredi fiktive, por sipas saj të gjitha këto ia ka adresuar drejtoresha e degës

U vendos masa “arrest shtëpie” për Esmeralda Vason.

E arrestuar ishte edhe një seksere që gjente klientë për të marrë këto kredi fiktive

Arbana Imamai pranoi akuzën për një skemë të tillë por është shprehur se e ka bërë në të mirë të fondacionit.

Oficerët e kredisë kanë akuzuar drejtoreshën e policisë se i ka detyruar të firmosë kredi fiktive, ndërsa hetimet treguan se janë përfshirë rreth 800 kreditorë nga skemë mashtrimi.  /a.m/noa.al