Transmetuar më 22-08-2019, 16:40

Dy shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane të Bolonjës. Prangosja e tyre u bë gjatë tentativës për të vjedhur në një pikë karburanti.

Shqiptarët janë të moshës 24 dhe 29 vjeç, të cilët vidhnin pikat e karburanteve, duke kërcënuar punonjësit.

Vetëm gjatë periudhës kohore 12 dhe 16 gusht, ata kishin grabitur dy herë të njëjtën pikë karburanti duke vjedhur rreth 4 mijë euro.

29-vjeçari mësohet se ka leje të regullt qëndrimi në Itali, ndërsa miku i tij sapo kishte mbërritur nga Shqipëria. /k.k/noa.al/