Transmetuar më 22-08-2019, 17:12

Një shqiptar në Itali nuk i shpëtoi dot arrestimit edhe pse u përpoq që ta fshihte mirë lëndën narkotike.

28-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, u ndalua në Piacenza teksa mësohet se shpërndante kokainë.

Zonat në të cilat kryente akivitetin ishin kryesisht Lodi Cremona e Mantova.

Atij iu gjet një sasi prej tre kilogram e gjysmë kokainë, si edhe 30 mijë euro.

Kokaina ishte fshehur në 6 bukë, ndërsa ishte ndarë në doza, gati për t’u hedhur në treg. Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në Novate. /k.k/noa.al/