Transmetuar më 22-08-2019, 17:32

Një zonë kodrinore është përshirë nga flakët sot në fshatin Hekal të Mallakastrës.

Sipërfaqë të mbiella me ullinj shekullorë po ashtu janë prekur nga zjarri.

Edhe pse kanë nisur përpjekjet për izolimin e flakëve, është e vështirë për shkak të terrenit.

Për të shuar zjarrin është kërkuar ndihmë nga zjarrfikësit e Patosit dhe usinës së naftës në Ballsh. /k.k/noa.al/