Transmetuar më 22-08-2019, 18:09

Zbardhet ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në “Myslym Shyri” në Tiranë, ku një i ri u qëllua me plumb në kokë.

I plagosuri është 26-vjeçari Indrit Çela, lindur në Mallakastër, banues në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia thotë se autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi me inicialet L.V, nga Tirana.

Si ndodhi ngjarja:

Rreth orës 11.30, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një vilë trekatëshe, shtetasi I.Ç ishte duke kryer punime  për kondicionimin e vilës në pronësi të shtetasit B.K.

Nga hetimet paraprake dyshohet se Indrit Çela, pas një konflikti të çastit me shtetasin L.V,  ky i fundit e ka plagosur në kokë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vila.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes, si dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar L.V. /k.k/noa.al/

Tiranë, qëllohet me armë zjarri një person te “Myslym Shyri”