Transmetuar më 22-08-2019, 19:51

Një peshk me dy gojë është kapur në Nju Jork ndërsa fotografia është bërë virale në internet.

Gruaja, e quajtur Debi Geddes, tha për Fox News se peshku ishte i shëndetshëm dhe i fortë, edhe pse kishte dy gojë.

“I bëmë menjëherë foto dhe më pas e liruam”, thotë ajo, ndërkohë që fotoja ka marr me mijëra shpërndarje nëpër rrjete shoqërore.

Peshku u kap te Liqeni Champlain, dhe disa thonë se peshku mund të ketë pësuar anomali edhe prej mbetjeve të shumta që hidhen në atë liqen nga Kanadaja dhe Vermonti. /k.k/noa.al/