Transmetuar më 22-08-2019, 21:12

Ajo sot është një ndër modelet më të njohura.

Modelja e famshme, Angela Martini, tregoi se është larguar nga Shqipëria kur ishte vetëm 10 vjeçe.

Kërkesa për një jetë më të mirë e kishte detyruar nënën e saj, pas dy martesave të dështuara, që bashkë me dy fëmijët të largohej jashtë vendit, për të nisur një jetë të re.

“Nëna ime është modeli im . Si një grua 47 vjeçare, beqare me dy fëmijë, ajo u largua në varfëri nga Shqipëria, pa shtëpi sepse e humbi atë.”

“Ajo po luftonte me shumë probleme, të ardhura prej vetëm 60 dollarësh në muaj dhe 2 martesa të dështuara.”

“Ajo vazhdoi të bëhet një profesoreshë e respektuar e Universitetit në Cyrih, gjeti dashurinë e vërtetë të jetës së saj, një pagë të madhe sipas nivelit të saj dhe përfundimisht u shpërblye me një çmim të UNESCO-s për një projekt humanitar për gratë !! Pastaj thjesht i bëra vetes pyetjen: Cili është justifikimi im?”, ka thënë ndër të tjerash Martini./a.m/noa.al/