Transmetuar më 22-08-2019, 22:17

Publikohen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në në rrugën “Myslym Shyri”, në Tiranë, ku u plagos rëndë me armë zjarri 26-vjeçar, i identifikuar si Indrit Çelaj.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit, ndërsa i riu po punonte për kondicionimin e vilës.

Rreth orës 11.30, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një vilë trekatëshe, shtetasi Indrit Çelaj, ishte duke kryer punime  për kondicionimin e vilës në pronësi të shtetasit B.K.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Indrit Çelaj pas një konflikti të çastit me shtetasin L.V.,  ky i fundit dyshohet se e ka plagosur në kokë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vila.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes, si dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar L.V./a.k/noa.al/