Transmetuar më 22-08-2019, 23:59

Flamurtari i ka surprizuar të gjithë, teksa pak minuta më parë ka zyrtarizuar një tjetër afrim në merkato. Bëhet fjalë për mesfushorin 25-vjeçar, Yves Benoit.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë, ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura në Itali, edhe pse është aktivizuar me pikatore.

Mesfushori ka provuar disa eksperienca edhe në Francë dhe Slloveni.

Sipas Panorama Sport, ka qenë vetë klubi vlonjat që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka prezantuar Benoitin.

Nga të dhënat e “transfermarkt”, rezulton se mesfushori nga Bregu i Fildishtë numëron 3 paraqitje në Serinë B, 17 në Serinë C, 24 me skuadrat e të rinjve, si dhe 2 në kampionatin slloven.