Transmetuar më 25-08-2019, 11:58

E tallnin pasi ishte lidhur me një transeksuale, por i riu nuk duroi dot dhe i dha fund jetës.

20-vjeçari Maurice Willoughby, nga Filadelfia, i dha fund jetës, pas publikimit online, të një videoje ku e tallnin, pasi ishte lidhur me një transeksuale.

Ai i dha fund jetës, pasi u nda nga e dashura Faith Palmer, por edhe sepse nuk e mposhti dot varësinë që kishte nga droga.

Maurice kishte folur hapur për lidhjen e tij, në një video live në Facebook, duke treguar se ishte dashuruar me një transeksuale.

Për këtë arsye ai ishte denigruar, por pavarësisht kësaj kishte luftuar për dashurinë e tyre.

“Ju mund të thoni çfarë të doni për Faith, nuk më intereson nëse ju nuk e pranoni. Nuk më intereson nëse nuk ka lindur femër, është femër për mua dhe e dua bashkë me defektet e saj. Nëse unë jam i lumtur, duhet të jeni edhe ju për mua”, kishte shkruar i riu.

Por më tej gjërat me Faith kishin nisur të shkonin keq, shkruan noa.al.

Maurice kishte luftuar gjatë me varësinë që kishte nga droga, madje ishte bërë shumë i ndjeshëm, edhe pas talljeve. Kështu këtë të mërkurë i riu, nën ndikimin e stresit, vari veten në shtëpinë e tij. /a.y/noa.al