Transmetuar më 29-08-2019, 01:46

Kalimi të dielën e 1 shtatorit nga sinjali analog në atë digjital për qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë do të shoqërohet edhe me vendosjen në masë të marrësave digjitalë DVB T2. Kjo sepse shumë televizorë që janë tregtuar vitet e fundit nuk suportojnë DVB T2 por janë DVB T. Sinjali i DVB T u hoq vitin e kaluar nga qeveria bashkë me atë analog të cilin e riktheu pak ditë më vonë për ta mbajtur deri më 31 gusht 2019. Përftimi i kanaleve dixhitale bëhet me disa mënyra. Ata që kanë TV i cili suporton DVB T2 nuk kanë pse ngarkohen me pajisje shtesë. Mjaft që të kërkojnë kanalet dhe ti ruajnë ato. Nëse keni sinjal të mirë me antenën që përdorni, do tju listohen 32 kanale pa pagesë si dhe rreth 100 të tjera të platformave Digitalb dhe Tring. Nëse doni që të shihni jo vetëm kanalet e lira por dhe ato me pagesë, kërkoni të pajiseni me modul Conax HD dhe më tej me kartë nga një prej dy kompanive ose të të dyjave dhe të bëni abonim. Nëse TV juaj nuk suporton DVB T2 atëherë nisin angaritë. Duhet të blini një dekoder. Këtu duhet të bëni kujdes se qarkullojnë shumë syresh. Mjnd të blini marrës të thjeshtë, që RTSH e shet në të gjitha pikat e Postës Shqiptare, por në vlerën e 2990 lekëve ndërkohë që të ngjashëm i gjen në treg, dyqane dhe onlije me deri 60 për qind më lirë. Me vendosjen e këtij dekoderi nuk ka nevojë për abonim tek asnjë platformë dixhitale. Dekoderi pa kartë ofron 14 kanale të RTSH si dhe kanale të tjerë lokale dhe kombëtarë. Instalimi i dekoderit DVB T2 në një aparat televizori të thjeshtë ose që nuk ka DVB T2 të trupëzuar kryhet në një mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë. Pas dekoderit vendoset fisha HDMI, vihet në prizë dekoderi e më pas instalohet edhe fisha e antenës. Në televizorët e vjetër fisha mund të jete skart ose me tre fisha me ngjyrat e kuqe, e verdhë dhe e bardhë. Ndezja e dekoderit do të sjellë edhe shfaqjen e logos dhe menusë ndërsa në ikonën kërkim automatik do të shtypet butoni që e nis këtë procedurë. Pas disa minutash në ekranin e televizorit do të shfaqet lista me 14 kanale të paketës RTSH si dhe kanalet e tjera të cilat mbështeten në platformën digjitale RTSH. Ndërkohë Digitalb dhe Tring po shesin dhe ata dekoderët e tyre. Ato janë me kartë dhe duhet të bëni kujdes sepse nëse dekoderi nuk ka kartë, asnjë kanal nuk do ju hapet. Nëse dekoderin e merrni bashkë me kartë, edhe kur nuk keni abonim do mund të shihni kanalet pa pagesë. Megjithëse AMA urdhëroi që kanalet në të gjitha llojet e dekoderëve të listohen njësoj, secila kompani ka bërë si ka dashur vetë duke listuar kanalet e veta dhe më pas të tjerat. Kjo ka bërë që njerëzit të ngatërrohen dhe kanalet të gjenden me numra të ndryshëm në dekoderë të ndryshëm.

Dekoderët pa kartë janë të thjeshtë në përdorim por duan sinjal të fortë që të kapin të gjitha kanalet.

Dekoderët e Digitalb janë të shpejtë kur ndizen dhe pa fikje automatike pas disa orësh në funksion siç e ka për shembull Abcom i cili i fik automatikisht dekoderët e tij.

Dekoderët e Tring kanë dhe shërbimin Youtube por të pjesshëm. Ndryshe nga dekoderët e Digitalb që ndizen menjëherë, këta duan disa sekonda që të aktivizohen. /noa.al/