Transmetuar më 29-08-2019, 21:30

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Lubin të komunës Saraj, në Shkup.
Një makinë tip Mazda, që drejtohej nga I.V. 42 vjeç, ka aksidentuar në mënyrë të pavullnetshme djalin e tij 3-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur teksa 42-vjeçari po fuste automjetin në oborrin e shtëpisë.
I mituri është dërguar në spital, pasi ka marrë plagë të rënda në trup./a.k/noa.al/