Transmetuar më 30-08-2019, 21:47

Tre artistët, që dolën nga i njëjti djep i kulturës sonë (FOTO)

Tinka Kurti, Roza Anagnosti dhe Bashkim Alibali.

Dy të parat janë aktore të mirënjohura, për sa e sa role luajtën në kinematografi dhe teatër, duke  lënë gjurmë të thella në kulturën dhe memorien e popullit shqiptar.

Bashkim Alibali, këngëtari i mirënjohur me interpretime të shkëlqyera të muzikës së lehtë, mbetet gjithashtu një ikonë e kulturës sonë.

Të tre artistët e mëdhenj dolën nga i njëjti djep i kulturës shqiptare, Shkodra.

Ata janë bashkuar kohët e fundit, në një festë të përbashkët, ndërsa vitet kalojnë artistët e rrallë shkodranë mbetën po aq të rinj, ashtu si dikur në memorien e publikut shqiptar.

"NOA. al" ka përzgjedhur disa imazhe nostalgjike sesi ishin në hapat e parë të karrierës s ëtyre, Tinka Kurti, Roza Anagnosti dhe Bashkim Alibali.   /a.m/NOA.al