Transmetuar më 01-09-2019, 08:52

Edhe pse thonë që vapa ikën me gushtin, për këtë vit kjo thënie nuk qëndron. Fundjava e fundit e muajit gusht, por edhe fillimi zyrtarisht i vjeshtës, do të jenë shumë të favorshme për të shijuar bregdetin.

Gjysma e parë e muajit shtator do të ketë temperatura tipike të verës, termometri pritet të shënojë deri në 34 gradë celsius. Reshje shiu, por edhe breshër pritet të ketë në zonat malore.

Sipas meteorologëve, ky vit do të mbyllet me vlera më të larta të temperaturave sesa mesatarja e viteve të kaluara.

“Sa i përket fundjavës, temperaturat do të luhaten nga 36 gradë edhe ditën e shtunë, ndërsa të dielën moti do sjellë freskim me një gradë, por që nuk do të jetë shumë i ndjeshëm.

Gjatë pasditeve do të kemi zhvillim të vranësirave dhe rebeshe afatshkurtër shiu, herë pas here me erë të fortë dhe breshër, por me episode të shkurtra dhe të fokusuara në zonat malore.

Edhe pse do kemi dy apo tre ditë që do jenë të freskëta, kryesisht 10 ditëshi i parë i shtatorit do jetë i nxehtë. Reshjet pas 10 ditëshit të parë të shtatorit”,- tha meteorologia për tvklan Adiola Bani.