Transmetuar më 01-09-2019, 21:05

Mbyllet java e tretë me fitoren e Partizanit dhe me humbjen e Skënderbeut.

Partizani ka gjetur fitoren me anë të Solomon, pas 23 minutave lojë ndaj Flamurtarit.

Pas një harkimi perfekt i Trashit nga e majta, Solomon vetëm devijon lehtësisht para portierit kundërshtar për të dërguar sferën në rrjetë.

Por shtatë minuta më vonë, ai ndëshkohet me karton të kuq. Edhe pse me 10 lojtarë, Partizani ia doli të ruajë avantazhin dhe mori një fitore, që e ngjiti në kuotën e gjashtë pikëve, pas tre javëve të para, një më pak se kryesuesit. Në fund mbeti edhe Flamurtari me 10 lojtarë.

Në ndeshjen tjetër, që mbylli sot javën e tretë, Skënderbeu ndalet nga Bylis, pas dy fitoreve radhazi. Më herët Kukësi u ndal nga Laçi në barazim 1-1. Dje Tirana fitoi 2-0 në Shkodër ndaj Vllaznisë, ndërsa Teuta mundi 3-1 Luftëtarin në shtëpi.

Java e tretë- Kategoria Superiore

                                Skënderbeu-Bylis   0-3

Shënues: 10’Peposhi, 45’Guindo, 61′(11-m) Hidi

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Pëllumbi, Pollozhani, Dita, Taipi, Muzaka, Xhon, Bregu, Krasniqi, Gripshi. Trajner: Ilir Daja.

Bylisi: Hidi, Bicaj, Janku, Mëllugja, Peposhi, Ntepe,Ymeralilaj, Turabov,  Murataj, Qardaku, Guindo. Trajner: V. Dovedan.

Gjyqtarë: K. Kola, D. Rexha, M. Shazivari, O. Kuka

                             

                                     Partizani-Luftëtari 1-0

Shënues: 23′ Solomon

Partizani: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Trashi, Telushi (68′ Kote), Mala, Asani (68′ Braun), Romero, Kordeiro, Solomon. Trajner. Franco Lerda

Flamurtari: Moçka, Zeqaj, Bajraktareviç, Mema, Pjeshka, Nebihi, Deliaj, Rrapaj, Hoxhaj, Çelaj (46′ Vrapi), Nebihi. Trajner. Dritan Sadedini

Karton i Kuq: Solomon, Zeqaj

Gjyqtar: Blerim Ziri

a.m/NOA.al