Transmetuar më 01-09-2019, 20:51

Një nga këngëtaret më të dashura të publikut feston sot ditëlindjen e 53-të.

Parashqevi Simaku ka qenë padyshim një nga ikonat e muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare.

Ajo mbetet e dashur për gjithçka dha në skenë, para ’90.

E bukur, por mbi të gjitha me zërin e saj, Parashqevia fitoi shumë shpejt zemrat e popullit shqiptar.

Por pas largimit në SHBA, flitet se pas divorcit, jeta e saj është vështirësuar vitet e fundit.

Është raportuar pak vite më parë se ajo vuan nga paraliza faciale, që i ka prekur gojën. Ndaj ajo nuk përformon më në skena dhe këngë të sajat.

Shpresojmë që Parashqevia të shërohet dhe të këndojë sërish. Një këngëtare si kjo, i mungon skenës shqiptare.

Parashqevi Simaku u lind në Kavajë më 1 shtator 1966. Dhe më pas u shpërngul në Durrës.

Ajo që e vogël filloi të këndojë, duke bashkëpunuar me kompozitorë të talentuar.

Këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Më 1985 (Festivali i 24-të i Këngës në RTSH) zuri vendin e parë me këngën "Në moshën e rinisë".

Më 1988 fiton çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën "E duam lumturinë", kompozuar nga Pirro Çako.

Repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh. Pas vitit 1991 ajo largohet edhe jeton në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikën, dhe duke nxjerrë një album të ri. Hera e fundit që ajo u shfaq në Shqipëri ka qenë viti 1996 në Festivali i 35-të i Këngës në RTSH si e ftuar.

Diskografia e Parashqevi Simakut

Gëzimi i shtëpisë së re (1983)

Në moshën e rinisë (1985)

Një mëngjes (1986)

Kur lulëzon bliri (1986)

Me sytë e tu (1987)

Çdo mëngjes

Çdo gjë bashkë ne e ndajmë

Buzë detit jemi rritur

Bashkëmoshatarët (1987)

Koha nuk na pret (1987)

E duam lumturinë (1988)

Gusht e prush (1988)

Jetoj (1989)

Nuk jam vetëm (1989)

Sonetë për vete (1990)

Lejla (1990)

Dëgjoma këngën (1991)

Se dashuria

Kur të prisja ty

Tik Tik Tak

Mes nesh është dashuria

Më the të dua

Në sytë e tu

Qyteti im

Shoqet

Bashkë ne të dy

Sytë e një vogëlushi

Dashuria e vërtetë

Pyes veten etj.

/a.m/NOA.al