Transmetuar më 05-09-2019, 16:34

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në një nga lagjet e Prishtinës. Sipas informacioneve të marra nga mediat kosovare, bëhet me dije se një person ka qëlluar me armë në drejtim të katër shtetasve, duke i lënë të plagosur.

Ende nuk dihen detaje mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje ndërsa policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

Mediet kosovare kanë publikuar fotografi të rënda nga vendngjarja, ku shihen personat e shtrirë në tokë.

Sakaq Kryeprokurori Kujtim Munishi ka thënë per Express, se nga të shtënat  në Lagjen e Spitalit në kryeqytet nuk ka asnjë viktimë, por nj ië plagosur rëndë dhe tre në gjendje më të lehtë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa të plagosurit ndodhen janë nëë kujdesin e mjekëve./b.l/noa.al/