Transmetuar më 05-09-2019, 19:38

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga sulmi me armë në Prishtinë.

Sipas informacioneve të medieve në Kosovë, bëhet e ditur se personi kishte marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Ngjarja ka tronditur gjithë opinionin, madje pamjet e publikuara treguan se skena ishte e ngjashme me ato që kemi parë në filma.

Fillimisht u plagosën katër persona, ndërsa dy prej tyre e humbnë betejën.

Ende nuk dihet se si paraqitet gjendja shëndetësore e dy të tjerëve. /k.k/noa.al/

Publikohet video kur katër persona qëllohen me kallash në Prishtinë, pamje tronditëse