Transmetuar më 09-09-2019, 18:06

Një çift holandez rreth të 60-tave, që kishte ardhur me pushime në Shqipëri, ka  zgjedhur që të ruajnë një kujtim shumë të bukur nga pushimet në Shqipëri.

Ata kanë ndërtuar një skulpturë prej rëre, të përqafuar, teksa vepra e tyre e artit përcjell dashuri në sfond. Endri Tafani ka bërë publike fotot me punën e dy turistëve holandezë.

Skulptura e tyre ka tërhequr vëmendjen e shumë pushuesve që po pushonin në Durrës.

Në vendet e tjera në plazhe me rërë shpesh organizohet konkurse për skulpturën më të bukur me rërë. Në Shqipëri një gjë e tillë nuk ishte parë deri tani, po dy holandezët e kanë fituar atë ndonëse nuk kishin konkurrentë. /a.m/NOA.al