Transmetuar më 13-09-2019, 17:00

Policia e Kosovës sot ka organizuar ceremoni solemne me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-t. Në mesin e 416 policëve të rinj është edhe një pjesëtar emri i të cilit është i ngjashëm me atë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-të të policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qala, tha se policia sot është një organizatë strukturuar mirë me të gjitha kapacitetet organizative, pajisje teknologjike dhe kapacitete njerëzore profesionale, njofton Klan Kosova.

Ndërsa ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa duke iu drejtuar kadetëve të rinj, tha se ata tashmë po bartin uniformën që ka një besueshmëri të madhe nga qytetarët,prandaj duhet angazhim që të mbahet kjo besueshmëri duke respektuar ligjet në fuqi dhe të drejtat e njeriut.

Drejtori i përgjithshëm i Akademisë së Policisë së Kosovës Smajl Smaliqi ka kërkuar nga kadetët e rinj që profesionin e tyre ta ushtrojnë ndaj qytetarëve pa asnjë dallim./b.l/noa.al/