Transmetuar më 16-09-2019, 15:21

Parada e Krenarisë së Beogradit përfundoi pa asnjë incident.

Parada e tyre festive kaloi para disa protestuesve, të mbledhur në një qoshe midis Rrugës Takovska dhe Bulevar Kralja Aleksandra, por pa shkaktuar trazira.

Protestuesit që dolën sërish ndaj Paradës së tyre në Beograd, mbanin një kryq prej druri, flamuj serbë, dhe pankarta ku thoshin:  "Imoralitet dhe turp homoseksual kurrë më në publik" dhe "Serbia Ortodokse po shkatërrohet brenda nga shtizat e BE, Vatikani dhe NATO".

Ndërsa policia vendosi barrikada midis Ambasadës Çeke dhe ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese.

Pjesëmarrësit e protestës patën një grindje verbale e më pas disa prej tyre u përleshën me oficerët.

Mes parullave të komunitetit LGBT veçohej, "Shqiptarët janë vëllezërit tanë".

Pjesëmarrësit e paradës tundnin flamuj me ngjyra ylberi dhe bartnin pankarta duke deklaruar vendosmërinë e tyre për të mos hequr dorë nga të drejtat e tyre. Policia arrestoi pesë persona në një protestë të kaluar, e cila pati edhe përleshje me oficerët e policisë.

Kryeministrja e  Serbisë Ana Brnabic eci së bashku me qindra pjesëmarrës që mbajtën pankarta që thoshin "Unë nuk heq dorë", "Ne nuk po vendosim për martesat", "Nuk do të hesht ” etj.

Parada kaloi nga institucionet shtetërore të Serbisë me qëllimin për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve për problemet me të cilat përballet komuniteti LGBT, në Serbi.

Brnabic u përshëndet me një flamur: "Kryeministre, si është të jetosh me të gjitha privilegjet"

Kryeministrja shkoi për të mbështetur komunitetin LGBT me partnerin e saj Milica, me të cilin së fundmi kanë edhe një fëmijë. Por Brnabic nuk e pranoi një dhuratë prej tyre. /a.m/NOA.al