Transmetuar më 17-09-2019, 12:56

Buxheti i Shqipërisë ka një deficit prej 3.5 miliardë lekë (31.7 milion dollarë /28.7 milion euro), në tetë muajt e parë të 2019, krahasuar me të dhënat e së njëjtës periudhë të një viti më parë, tregojnë shifrat zyrtare.

Të ardhurat e buxhetit të konsoliduar u rritën 4.1% nga viti në vit, duke shkuar në 305.9 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet u rritën me 6.8%, ose shkuan në 309.4 miliardë lekë, në periudhën janar-gusht, sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të ministrisë së Financave.

Të ardhurat nga taksat u rritën me 4.6%, ose në 288.5 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) u ulën me 3.0%, ose me 90.5 miliardë lekë.

Qeveria shqiptare parashikonte rritje ekonomike prej 4.3% dhe deficit të buxhetit ekuivalent me 1.9% të PBB-së, në buxhetin e shtetit, për vitin 2019.

Nisur nga fakti se nuk janë vjelur siç duhet të ardhurat, pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, po kryhen disa aksione për të ndëshkuar abuzuesit me TVSH-në.

Këtë muaj, nga aksioni i fundit mbi skemën e mashtrimit me TVSH-në, u arrestuan mbi 20 biznesmenë të njohur në Tiranë./a.m/NOA.al