Transmetuar më 17-09-2019, 17:20

Astronomët kanë marrë pamjet e para nga një kometë ndër yjore – dhe kjo mund të jetë e ngjashme me kometat e sistemit tonë diellor, ndryshe nga sa ata kishin menduar fillimisht.

Astronomi ukrainas amator Gennady Borisov  vuri re kometën, e cila e kishte origjinën nga jashtë sistemit tonë diellor dhe është emëruar C / 2019 Q4 (Borisov), më 30 gusht. Astronomët nga Instituti për Astrofizikë të Kanareve (IAC) e vëzhguan nga afër, duke përdorur një teleskop në Observatorin Roque de los Mucachos. Ata kanë gjetur shumë karakteristika të ngjashme me kometat nga zona jonë. Ka të ngjarë që ato të jenë formuar nga të njëjtat materiale, thanë shkencëtarët.

"Spektri i këtij objekti është i ngjashëm me ato të kometave të Sistemit Diellor dhe kjo tregon që përbërja e tyre duhet të jetë e ngjashme," tha Julia de León i IAC në një deklaratë pasi arriti të rrëmbejë disa imazhe të hollësishme të C / 2019 Q4 më 13 shtator .

Astronomët nga Observatori i Binjakëve në Hawaii gjithashtu kapën imazhin e parë shumëngjyrësh të kometës, dhe thanë se ata presin që të mund të marrin disa imazhe më të mira pasi Borisov do të afrohet gjatë disa muajve të ardhshëm.

Astronomët panë bishtin e kometës për të ndihmuar në përcaktimin se ajo kishte një përbërje të ngjashme me ato lokale. Vetë kometat janë bërë nga akulli dhe pluhuri, megjithëse nuk është e qartë se nga erdhi kjo kometë – dhe akulli dhe pluhuri nga i cili ato krijohen.

Thënë kjo, nëse kometa është bërë prej materialeve të ngjashme, sugjeron që çdo sistem diellor në të cilin ka origjinën ka shumë të përbashkëta me tonën.

Ky është vetëm objekti i dytë ndër yjor i zbuluar nga astronomët. E para, ‘Oumuamua", u zbulua në 2017, por u zbulua në daljen e sistemit tonë diellor, dhe shkencëtarët nuk ishin në gjendje të kuptojnë se nga kishte ardhur. Pra,edhe në këtë rast edhe pse kometën e zbuloi një amator, kemi të bëjmë me një nga nxitjet apo zbulimet e mëdha mbi enigmën mbi universin, që shoqëron njerëzimin.

Zbuluesi i kometës, Gennady Borisov nuk merr asnjë rrogë nga institute shtetërore dhe në fakt nuk ka mbaruar as një shkollë të specializuar, inxhinieri ukrainas i ka shërbyer kohët e fundit astronomisë më shumë se disa prej kolegëve të tij “zyrtarë”.