Nën presionin ndërkombëtar, që e ka vënë kusht kryesor pastrimin e drejtësisë nga të inkriminuarit, të paaftët apo të kurruptuarit, ashtu si në Shqipëri, edhe Kosova po zhvillon betejën e saj kundër këtij fenomeni.
Në Prishtinë goditur një rast korrupsioni, duke u vënë në pranga një gjyqtar.
Gjykata Themelore e Prishtinës caktoi masën e paraburgimit prej një muaji për gjyqtarin të Gjykatës Themelore të Pejës, Sali Berisha.
Gjyqtari mban emrin dhe mbiemrin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
"Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special vendosi lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.B. për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Shpërdorim detyre", thuhej në deklaratën për shtyp.
Ai do të qëndrojë 1 muaj në burg.
Gjyqtari dyshohet se kishte shfrytëzuar detyrën duke pranuar ryshfet. /a.m/NOA.al