Transmetuar më 22-09-2019, 18:57

Tirana dhe Kukësi kryesojnë, me nga 10 pikë, ndërsa Flamurtari mbyll klasifikimin me 1 pikë.

Vllaznia nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në “Loro Boriçi” përballë skuadrës së Luftëtarit. Skuadra shkodrane e drejtuar nga Mirsad Jonuz, ka dominuar takimin ndaj bluzinjve, megjithatë portieri Paiteris dhe dy herë traversa kanë ndalur kuqeblutë që tashmë e shohin veten në krizë golash pasi vetëm 1 gol kanë shënuar këtë sezon.

Laçi mori një barazim shumë të çmuar në Vlorë, në një barazim dramatik.

Trajneri i Laçit, Sulejman Starova, nuk u shpreh i kënaqur me rezultatin.

“Barazimi? Bëmë një hap fals sepse erdhëm për 3 pikë dhe shfaqëm një të metë të madhe. Morëm golin e parë, falëm të dytin dhe pasi përmbysëm, shfaqëm një problem që nuk e kemi pasur. Na shënuan golin e tretë me goditje standarde”, theksoi Starova.

“Të kthejmë kokën pas, kemi luajtur mirë dhe fituam kundër Partizanit me moral dhe për t’u ngjitur në klasifikim. Bëmë lojë dhe me faktorin që është një skuadër e re, rritet morali por sot gabuam pasi 3 gola janë shumë. Dolëm nga fusha pa pikët e plota”, shtoi ai.

Flamurtari-Laçi 3-3

Shënues: 27′ Pjeshka, 45’+2′ Sukaj, 86′ Haruni / 39′ Xhixha, 64′ Teko, 66′ Nuabueze

Flamurtari: Moçka, Qarri, Deliaj, Zeqaj, Pjeshka (46′ Haruni), Gocaj, Rrapaj, K.Nebihi, Muçollari (75′ Hoxhaj), Vrapi, Sukaj (88′ Vatnikaj) Trajner: Dritan Sadedini

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Gjoni, Domgjoni, Ignjatoviç, Deliu, Shehu, Lushkja, Teko (78′ Berisha), Nuabueze (70′ Turkaj), Xhixha Trajner: Sulejman Starova

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

 

Vllaznia – Luftëtari 0-0

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Shehi, Marku, Hygor (84’Pusi), Kruja, Emerson, Lika, Shtubina (62’Bardulla), Zogaj (57’Uenderson). Trajner. Mirsad Jonuz

Luftëtari: Paiteris, Lala, Demo, Isufi, Dushkaj (54’Rapo), Prikas, Açka, Hyseni, Renja, Fili (83’Yvent), Ziaj (66’Oshafi). Trajner. Jorgos Marantas

Kategoria Superiore/ Dje

Partizani-Bylis                    1-1

Kukësi-Tirana                     2-1

Skënderbeu-Teuta          1-0

/a.m/NOA.al