Transmetuar më 23-09-2019, 15:18

Keni marrë borxh një karikues të dikujt që nuk e njihni? Keni bërë një gabim shumë të madh. Sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike ky është një gabim i madh.

“Në 2019, kjo përbën një gabim shumë të madh. Ka disa gjëra në jetë që nuk mund t’i marrësh borxh. Nëse jeni në një udhëtim dhe papritmas kuptoni se keni harruar mbathjet e çorapet. Besoj se nuk do t’i kërkonit një bashkudhëtari që t’ia merrni borxh? Do të shkonit në një dyqan e do të blinit të reja”, thotë eksperti Charles Henderson.

Henderson udhëheq një ekip hakerash që klientët i punësojnë për të thyer sistemet e kompjuterëve të tyre me qëllim që të zbulojnë pikat e dobëta.

Që kur hakerat kanë gjetur mënyrën për të implantuar karikuesit me viruse që mund të “rrëmbejnë” pajisje dhe kompjuterë, ekipi i tij i këshillon klientët që të bëhen paksa mosbesues ndaj karikuesve të të tjerëve./b.l/noa.al/