Transmetuar më 26-09-2019, 21:45

Me rastin e ‘Monaco Yacht Show’, kompania holandeze ‘Sinot Yacht Architecture & Design’, prezantoi projektin e një jahti tejet inovativ.

Jahti luksoz do të quhet “Ujë” dhe do të shfrytëzojë hidrogjenin për ta konvertuar në elektricitet.

I gjatë 112 metra, jahti ka pesë ura, një palestër, një sallë joga, një sallon bukurie, një sallë masazhi, dhe një pishinë me kaskadë.

Jahti mund të ecë për 6 mijë kilometër në mënyrë autonome vetëm me një komandë.

Një model i tillë përfaqëson një model të rëndësishëm në industrinë navale. /a.y/noa.al