Transmetuar më 27-09-2019, 16:35

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë muajit gusht janë dhënë 561 mld lekë kredi nga bankat e nivelit të dytë.

Krahasuar me muajin prill të këtij viti, janë dhënë rreth 15 mld lekë më shumë.

Edhe depozitat kanë vijuar të pësojnë rritje gjatë gushtit, pavarësisht interesave të ulëta.

Duket se politika momentale e BSH ka pasur muajt e fundit si qëllim rritjen e kreditimit, me qëllim rritjen e investimeve dhe rigjallërimin e ekonomisë.

Kësisoj, biznesi privat ka marrë më shumë mbështetje nga bankat e nivelit të dytë gjatë muajve të fundit, me qëllim për të rritur investimet, qarkullmin e parasë, si dhe mundësinë e punësimit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se që prej muajit prill në vend huaja për ekonominë ka njohur rritje dhe janë dhënë rreth 15 mld lekë më shumë duke arritur në 561 mld lekë gjatë muajit gusht.

Statistikat tregojnë se rritje të huadhënies ka pasur si për bizneset po ashtu edhe për individët.

Stoku i kredisë për individët është rritur me rreth 5% nëse e krahasojmë me vitin e kaluar dhe kjo hua është e përqendruar kryesisht në kreditë për blerje banesash.

Ndërkohë, në fokus kanë qenë bizneset e mëdha. Edhe depozitat janë rritur gjatë gushtit, pretendoi BSH, çka motivon rritjen e kreditimit.

Interesant është edhe fakti që individët, por preferojnë më shumë kreditimin në monedhën vendase pasi shmangin efektet e kursit të këmbimit. Gjatë 2018-ës, kreditimi pësoi një rënie me rreth 3%, por sipas Bankës së Shqipërisë kjo u ndikua edhe nga fshirja e bilanceve që lidhen me kreditë e këqija. /a.m/NOA.al