Transmetuar më 29-09-2019, 20:39

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pas një zjarri të madh që shpërtheu pasditen e së dielës në kampin e refugjatëve në Moria, që ndodhet në ishullin grek, Lesvos.

Sipas raporteve të para, zjarri shpërtheu në një çadër ku banojnë refugjatët.

Informacionet e para raportojnë për dy viktima, një grua bashkë me foshnjën e saj.

Nga hetimet emigrantët janë përleshur edhe me policinë, ndërsa më pas shpërtheu edhe zjarri.

Forcat zjarrfikëse shkuan menjëherë në kamp, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Kampi i mbipopulluar, i ndërtuar 3.000 njerëz, pret mbi 12,000 refugjatë në kushte shpesh të pabesueshme. /a.m/NOA.al