Transmetuar më 01-10-2019, 13:49

Mund të dimë si të kujdesemi për lëkurën, por fare mirë mund të bëjmë pa e kuptuar ca gabime, ose të gjendemi në ca rrethana që veprojnë kundër lëkurës sonë. Ja cilat janë ato:

Fle me make up të pahequr

Nëse fle me make up, në lëkurë krijohet mjedis për infeksion bakterial dhe bllokohen poret dhe këto procese shkakotojnë akne. Gjithashtu shtresa që ngelet në jastëk mund të dëmtojë. Mbaj peceta për pastrimin e make up-it te koka e krevatit që të kujtohesh gjithmonë ta heqësh.

Pi kafe

Kafeina është një fajtor i madh për tharjen e fytyrës dhe krijimin e rrudhave. Hidrato lëkurën duke pirë shumë ujë. Shtoji copa frutash si portokall ose limon që t’i japësh shije.

Shtrydh pikat e zeza

Kapjet shtrydhese do ta shtyjnë papastërtinë dhe bakteret brenda poreve, duke shkaktuar më shumë puçra.

Nuk pi ujë mjaftueshëm

Po të hidratohesh çdo ditë do të ndihmojë të luftosh plakjen dhe do t’i japë lëkurës shkëlqim. Nëse harron të pish ujë do përfundosh me një lëkurë të ashpër dhe të zhubrosur.

Dietat e çregullta

Dietat e çregullta e dëmtojnë edhe lëkurën. Lëkura humbet fibra që shakton shenja dhe varje.

Nuk fle mjaftueshëm

Gjumi rigjeneron dhe rifreskon lëkurën, mungesa e tij e bën të duket e tharë dhe ndikon në bllokimin e poreve.

Ha shumë kripë

Kripa e tepërt mund të nxjerrë lagështinë jashtë lëkurës duke e lënë të thatë dhe të tharë. Për ta shmangur, minimizo kripën dhe bli ca kremra hidratues për lëkurën.

Stresi

Stresi është një goditje e rëndë për fytyrën. Ai mund të shkaktojë puçra, humbje të shkëlqimit, njolla, por edhe rrudhjet që i bën fytyrës nga stresi mund të shkaktojnë rrudha të përhershme. Merru me aktivitete që të pëlqejnë si joga, lexo një libër, gatuaj.

Sheqeri

Sheqeri lufton kolagjenin e strehuar në lëkurë duke shkaktuar varje të lëkurës. Kur ke dëshirë për një ushqim të ëmbël shko te ushqimet organike si ananasi apo mangoja.

Pi shumë alkol

Vera, birra dhe pijet alkoolike mund të dehidratojnë lëkurën duke e lënë në nevojë për pak lagështi. Pa të, je e prirur për rudha dhe tharje të lëkurës./b.l/noa.al/