Transmetuar më 03-10-2019, 00:29

Këngëtari çek, Karel Gott, i cili shiti miliona këngë dhe u njoh si “Sinatra i Lindjes” ka vdekur në moshën 80 vjeçare.

Ka qenë bashkëshortja e tij e cila ka konfirmuar lajmin, duke njoftuar se është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë.

Këngëtari mori famë në të gjithë Evropën Perëndimore dhe Gjermaninë pasi filloi karrierën e tij në mesin e viteve 1960, me albumin e tij më të fundit të botuar vetëm vitin e kaluar. Gott njoftoi muajin e kaluar se ai kishte leuçemi akute.

Albumi i tij i fundit i daton vitit 2018 dhe ishte akoma popullor në Gjermani, Rusi dhe SH.B.A. Historia e tij e këngës është mjaft e veçantë pasi ai e ka nisur fillimisht si elektriçist në Pragë dhe më pas në kafenenë e qytetit u zbulua si këngëtar.

Gjatë epokës komuniste, ai interpretoi brenda dhe jashtë vendit, përfshirë në Perëndim, gjë që ishte e rrallë për muzikantët çekë. Edhe pas pushtimit Sovjetik në Pragë ai vazhdoi të mbetej popullor edhe pse shumë këngë të tijat u ndaluan për arsye politike.

Në vitin 1968 ai përfaqësoi Austrinë në Eurovizion, duke realizuar këngën ‘Mijëra Dritare’.

Presidenti çek Milos Zeman tha se vdekja e këngëtarit ishte “një lajm jashtëzakonisht i trishtuar për të gjithë vendin”. Flamujt u valëvitën në gjysmën shtizë të Mërkurën dhe qeveria tha që ai do të ketë një funeral shtetëror.