Transmetuar më 03-10-2019, 09:24

Reduktimi i armëve dhe parandalimi i masakrave në vende publike, sidomos në shkolla, është kthyer në qendër të vëmendjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Florida, ku dhimbja e masakrës në shkollën e Parkland, në shkurt të vitit 2018 është ende e gjallë, është vendosur që të hartohet një ligj i ri, i cili do e lejojë gjithë personelin shkollor, mësuesit kryesisht, që të jenë të armatosur për të mbrojtur nxënësit.

11 nga 67 kontetë, e kanë miratuar ligjin “Guardian”, i propozuar pas masakrës së Parkland, gjatë së cilës vdiqën 17 persona, mësues dhe nxënës.

Fillimisht propozimi ishte që të armatosej një personel i specializuar ose të merreshin roje të armatosura, por organi legjislativ i Florida vendosi që armatimi të shtrihet te gjithë personeli shkollor, shkruan noa.al.

Kjo ide u pëlqye edhe nga Presidenti amerikan, Donald Trump. Por për të marrë autorizimin për t’u armatosur, duhen zbatuar disa rregulla si testit antidrogë, analiza psikologjike dhe stërvitje prej 144 orësh. /a.y/noa.al