Transmetuar më 03-10-2019, 15:43

E ndaluar përpara një klinike mjekësore në Rabat më 31 gusht të vitit të kaluar me akuzën për "abort dhe paligjshmëri", gazetarja e njohur marokene Hajar Raissouni është njohur dje me masën e dënimit.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se tre vjet nga qershori i 2016-ës, pas presionit të mbretit Mohamed VI dhe pas një "mea culpa" të Ministrisë së Shëndetësisë, në dhomën e deputetëve u prezantua projektligji për legalizimin e pjesshëm të abortit.

Tre vjet premtime të pambajtura, të cilat në prillin e vitit të kaluar çuan në krijimin e Lëvizjes Alternative Marokene për liritë individuale, çka bëri që zëri i grave dhe pjesëmarrësve në këtë protestë të dëgjohej në mënyrë simbolike në të gjithë botën. Ende asgjë!

Dhe mbërrijmë në 31 gushtin e vitit të kaluar kur gazetarja marokene Hajar Raissouni, 28 vjeçe u arrestua jashtë një klinike mjekësore në Rabat me akuzën e abortit në mënyrë të paligjshme, pra marrëdhëniet seksuale të ndaluara jashtëmartesore.

Dënimi u shpall dje dhe për fat të keq, është gjithçka që nuk kemi dashur ta dëgjojmë kurrë: Hajari u dënua me një vit burg (të njëjtën dënim mori dhe partneri isaj, ndërsa dy vjet burg u dhanë për gjinekologun që e ndihmoi të abortonte gazetaren).

Teksa BBC rindërton gjithë historinë e Hajar Raissouni, e cila punon për gazetën në gjuhën arabe Akhbar Al-Yaoum, faktet e paraqitura në gjykatë nuk janë një version mbështetës për gjinekologun apo klinikën, ndonëse ekzaminimet mjekësore e kanë mbështetur abortin si procedurë.

Prokurori që dha dënimin, nga ana e tij, vërteton aktgjykimin duke theksuar se si klinika në fjalë kishte qenë prej kohësh nën mbikëqyrjen e policisë për lëvizje të dyshimta dhe me akuzat se kishte kryer aborte të paligjshme. Historia e arrestimit të Hajarit ka kapërcyer kufijtë kombëtarë dhe ka çuar në mobilizimin e shoqatave për të drejtat e njeriut, nxitjen e protestave nga OJQ-të, lëvizjet në mbrojtje të lirive individuale dhe grupeve feministe, etj.

Në Marok, kodi penal lejon që shtatzënia të ndërpritet vetëm kur jeta e grua është në rrezik. Deri tani, 14,503 persona janë akuzuar për mashtrim gjatë vitit 2018-të, tre mijë e 48 persona për shkelje të kurorës, 170 për homoseksualitet dhe 73 për abort klandestin.

Sipas shoqatave feministe, rreth 600 deri në 800 aborte të paligjshme kryhen çdo ditë në vend. Dhe dënimi i gazetares marokene është një tjetër shuplakë fytyrës, pra një tjetër ditë e zezë për lirinë në Marok. #FreeRaissouni është hashtagu dhe beteja që sapo ka nisur e që nuk ka kufij gjeografikë dhe që duket po ngjall reagime të forta në të gjithë botën.