Transmetuar më 05-10-2019, 07:48

Bien copa suvaje në bazilikën e Shën Pjetrit, gjatë meshës që u mbajt këtë të premte nga Papa Françesko.

Gjithçka gjatë ceremonisë së emërimit të katër peshkopëve të rinj.

Për të shmangur incidente të mundshme zona në fjalë, ana e majtë e altarit, u evakuua.

Pavarësisht panikut, nuk pati pasoja të mëdha, për shkak se bëhet fjalë për fragmente të vogla suvaje.

Ndërkohë në Vatikan ka nisur puna për vlerësimin e dëmeve dhe parandalimin e incidenteve. /a.y/noa.al