Transmetuar më 05-10-2019, 08:10

Pentagoni ka vënë në dispozicion 3.6 miliardë dollarë për ndërtimin e 280 kilometrave të “Trump’s Wall”, murin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës.

Gjysma e shifrës do të shkojë për 127 projekte për restaurimin e vendndodhjeve ushtarake të SHBA, jashtë vendit.

Zëdhënësja e kongresit, Nancy Pelosi, e cilësoi vendimin si të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm për sigurinë e vendit.

Ndërkohë autorizimi mban firmën e shefit të Pentagojit, Mark Esper.

Opozitarët e qeverisë Trump u shprehën të gatshëm për të kundërshtuar manovrën.

“Ky vendim e bën Amerikën më pak të sigurtë dhe çnderon Kushtetutën. Presidenti po mohon principin themelor të ndarjes së pushtetit dhe po minon betimin për të mbrojtur Kushtetutën dhe popullin amerikan”, deklaroi Pelosi, shkruan noa.al.

Projekti i ndërtimit të murit me Meksikën, parashikon një barrierë çimentoje të gjatë 3100 kilometër dhe të lartë 12 metra, për të ndaluar fluksin e emigrantëve klandestinë. /a.y/noa.al