Transmetuar më 05-10-2019, 12:44

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona, shqiptarë të Shqipërisë.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur paraditen e sotme, katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre njëri në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur pranë zonës se Peqanit në Kosovë, në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Mësohet se një furgon me të cilin udhëtonin shqiptarë të Shqipërisë, është përplasur me një kamion.

Kjo ka çuar në dëmtimin e pasagjerëve të furgonit, çka çoi në vdekjen e dy prej tyre.

Për të hedhur dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarje dhe identitetin e viktimave, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al