Transmetuar më 06-10-2019, 10:19

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili çoi vendin në zgjedhje të parakohshme, ka votuar ditën e sotme.

I shoqëruar nga e shoqja Anita Haradinaj, ai ka votuar në shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Në fjalën e tij teksa sërish kërkon mandat për Kryeministër, pas votimit ai ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë.

“I lus të gjithë qytetarët e vendit pa marrë parasysh bindjet politike që të dalin në zgjedhje, vetëm me votë vendosim vetë. Është sukses për Kosovën një demokraci e mirë, procesi është duke shkuar me rregull, urime për të gjithë”, është shprehur Haradinaj.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare erdhën si pasojë e dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili është thirrur nga Gjykata e Hagës, për tu marrë në pyetje, i akuzuar për krime lufte. /a.y/noa.al

Zgjedhjet në Kosovë, voton kryetarja e KQZ: Çdo gjë që ndodh sot, do ti faturohet Kosovës

Votimet, Thaçi: Pjesëmarrje sa më të madhe, sot le të fitojë Kosova

Zgjedhjet e përgjithshme, qytetarët e Kosovës votojnë