Ministrja e Arsimit, shqiptare e Kosovës, Besa Shahini, ka ushtruar të drejtën e saj të votës.
E shoqëruar nga i shoqi Dardan Molliqaj, ministrja e kabinetit shqiptar, ka votuar në Prishtinë.
“Ne votuam”, shkruan Besa teksa shihet bashkë me të shoqin.
Më herët votoi edhe ministri i Jashtëm në detyrë, gjithashtu nga Kosova, Gent Cakaj.
Pas votimit, ai tha se, “Jam në cilësinë e qytetarit modest të Kosovës dhe jo si kryediplomat i Shqipërisë. Jam shumë krenar me traditën demokratike të votimit, përkundër sfidave të panumërta që ka kaluar Kosova”.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, erdhën si pasojë e dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u thirr nga Gjykata e Hagës, për tu marrë në pyetje, i akuzuar për krime lufte. /a.y/noa.al
Ish-Presidentja Jahjaga bën zgjedhjen e saj: Vota e secilit prej jush vlen
Zgjedhjet, Cakaj: Votova si qytetar modest i Kosovës, jo si kryediplomat i Shqipërisë
Zgjedhjet në Kosovë, voton kryetarja e KQZ: Çdo gjë që ndodh sot, do ti faturohet Kosovës
Votimet, Thaçi: Pjesëmarrje sa më të madhe, sot le të fitojë Kosova
Zgjedhjet e përgjithshme, qytetarët e Kosovës votojnë
Voton Haradinaj, thirrja për qytetarët: Vetëm me votë vendosim vetë