Transmetuar më 06-10-2019, 18:47

Astrologët tregojnë se 3 shenjat e mëposhtme, janë shenjat e Horoskopit që gënjejnë më shumë.

Lexo më poshtë:

BINJAKËT: Të lindurit në shenjën e Binjakëve janë gënjeshtarë të tmerrshëm dhe as vetë ata nuk habiten nga kjo renditje. Janë manipulues, hipokritë dhe me dy fytyra. Kjo është edhe arsyeja përse njerëzit që janë në marrëdhënie punë apo shoqërie me ta, detyrohen gjithmonë ‘’t’i testojnë’’ paraprakisht për të mësuar nëse kanë thënë apo jo të vërtetën. Ndonjëherë Binjakët gënjejnë sepse janë të pakënaqur me realitetin e tyre.

AKREPI: Edhe pse jo në nivelin e Binjakëve për gënjeshtra, kur vjen puna te manipulimi, edhe Akrepi janë profesionistë të lindur. Të gjithë e dinë që të lindurit në shenjën e Akrepit janë gënjeshtarë kronikë, dhe në shumicën e rasteve gënjejnë edhe kot.

PESHQIT: Pak e pabesueshme se si Peshqit, një shenjë aq emotive mund të jetë pjesë e kësaj liste, megjithatë ndodh edhe kështu. Ata e marrin gjithmonë atë që kërkojnë dhe gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për t’ia dalë, mes tyre edhe gënjeshtrat. E dinë shumë mirë çfarë gënjeshtrash të thonë, dhe si t’i thonë.