Transmetuar më 07-10-2019, 15:24

Alienët mund të na spiunojnë përmes asteroideve  që orbitojnë Diellin në sinkron me Tokën, pohon shkencëtari.

Shkëmbinjtë hapësinorë që rrotullohen rreth Diellit me të njëjtën ritëm si Toka sigurojnë vendndodhjen e tyre të përsosur, e madje dyshohet se shërbejnë për UFO-t, që hetojnë me pajisje shumë më të avancuara jetën përtej vendndodhjes së tyre.

Alienët mund të spiunojnë Tokën, duke përdorur sonda robotike të pozicionuara në mënyrë taktike në shkëmbinjtë hapësinorë aty pranë, sipas një raporti të çuditshëm që u prezantua së fundmi nga një shkencëtar i shquar amerikan.

Ideja se "komunitetet superiore galaktike" mund të ishin duke përdorur sonda ndërqelizore për të vëzhguar dhe monitoruar format e tjera të jetës, u propozua për herë të parë nga radiofizikani Stanford Ronald Bracewell, më 1960.

Tani fizikani James Benford ka sugjeruar që vendi i dukshëm i këtyre sondave – ose "lurkers" – është në asteroidet afër Tokës, të njohura si "objekte bashkë-orbitale".

Siç sugjeron emri, këto shkëmbinj hapësinorë rrotullohen si Toka në të njëjtën kohë me orbitën e Diellit – megjithëse ato janë shumë të largëta për t’u konsideruar satelitë.

Asteroidi "2016 HO3" ka një orbitë rreth diellit që e mban atë si një shoqërues të vazhdueshëm të Tokës.

Më i afërti, një asteroid i vogël i njohur si 2016 HO3, ka qarkulluar pranë Tokës për gati një shekull, dhe është përshkruar nga NASA si "shoqëruesi i vazhdueshëm i Tokës".

"2016 HO3 vërvitet rreth planetit tonë, por kurrë nuk "guxon" të shkojë shumë larg, madje të dy rrotullohen rreth Diellit," shpjegoi studiuesi i NASA-s, Paul Chodas në 2016.

Sipas Benford, afërsia e këtyre shkëmbinjve hapësinorë me Tokën i bën ata vendin ideal për alienët, që të vendosin sonda për të na "spiunuar".

"Këto objekte afër Tokës ofrojnë një mënyrë ideale për të parë botën tonë nga një objekt natyror i sigurt dhe i largët," shpjegon ai.

Ai sugjeron që astronomët duhet të hetojnë këto objekte bashkë-orbitale, si çështje urgjente.

"Ne duhet të lëvizim e të nisim me vëzhgimin e tyre, në spektrin elektromagnetik dhe radarin planetar, si dhe t’i vizitojmë ato me sonda", shkruan shkencëtari. /NOA.al