Transmetuar më 07-10-2019, 19:01

Babai i një vajze në Angli i kishte premtuar së bijës se do ta shoqëronte në altar ditën e martesës.

Por për fat të keq ai u nda nga jeta përpara se ajo të martohej. Por vajza gjeti një mënyrë për ta “pasur” pranë atë ditë.

Ajo vendosi hirin e babait te thonjtë e saj, në mënyrë që të ishte me të në altar.

“Gjithmonë kam qenë vajza e babit. Sa herë që i kërkoja diçka, thoshte jo në fillim, por 5 minuta më vonë ma plotësonte dëshirën. Kur u diagnostikua me kancer vendosëm që të martoheshim shpejt, në mënyrë që të ishte aty me ne.

M’u thye zemra kur e humbi betejën, pasi e dija se sa shumë donte që të më shikonte nuse. Kur ngjita hirin e tij te thonjtë ishte njësoj sikur po më mbante dorën. E di që nuk është e njëjta gjë, por iu afrua”, shpjegoi Charlotte.

Pasi thonjtë i ranë, ajo i ngjiti në një kornizë. /k.k/noa.al/