Transmetuar më 08-10-2019, 20:49

Stadiumi i ri ‘Arena Kombëtare’ duket se është thuajse drejt përfundimit.

Top Channel ka publikuar një video të stadiumit të rikonstruktuar, nga ku pritet që më 17 nëntor të luhet kundër Francës.

Të paktën ky ka qenë premtimi i kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se në ish- stadiumin Qemal Stafa do të luhet ndeshja e parë muajin e ardhshëm.

Shqipëria ndeshjet e radhës i ka jashtë fushe, kundër Turqisë më datë 11 tetor dhe me Moldavinë më datë 14 tetor.

Kujtojmë që trajneri Edy Reja ka grumbulluar lojtarët para sfidës që do të luhet në Turqi.

Më poshtë keni pamjet e reja të stadiumit të ndërtuar./a.k/noa.al/