Transmetuar më 09-10-2019, 17:23

Gjithë jetën e tij është marrë me artin e fotografisë. Dhe gjithë këtë kohë është marrë vetëm me djem dhe vajza modele.

Trupa të dobët, elegantë, të palestruar, të atillë që kush i sheh, shumica ndjejnë zili.

Por Gianfranco Briceño e ka kuptuar se jeta përreth nuk është si ajo në modeling. Ai pohon se vetëm një pjesë e njerëzve janë me trupa të palestruar sepse shumica janë thjesht normalë, por ata mbahen jashtë revistave të modës dhe jashtë kamerave.

Nisur nga kjo, Gianfranco Briceño, ka vendosur të shkojë kundër rrymës duke fotografuar njerëz të ndryshëm, duke përfshirë djem gay, siç shikoni galerinë e fotove të realizuara prej tij që jua sjell më poshtë noa.al.