Transmetuar më 09-10-2019, 16:42

Për punë dhe një jetë më të mirë, emigrimi i shqiptarëve është fenomen i njohur prej dekadash.

Por përveç punëtorëve, fenomeni po shoqëron edhe ata me arsim të lartë që po largohen drejt vendeve europiane shihet me shqetësim në raportin e fundit të Bankës Botërore.

Në këtë raport, i  vjeshtës së vitit 2019 “migrimi dhe largimi i trurit nga vendet e rajonit” theksohet se 40% e shqiptarëve në emigrim janë me arsim të lartë dhe kanë emigruar për punë dhe kushte më të mira jetese.

Shkalla e emigrimit të punëtorëve të kualifikuar është e lartë, veçanërisht në disa nga vendet me të ardhura më të ulëta në Ballkan dhe Evropën Lindore.

Personat me arsim të lartë përbëjnë 55% të numrit gjithsej të emigrantëve nga Bosnja dhe Hercegovina, më shumë se 40% të emigrantëve nga Armenia dhe Letonia dhe afro 40% të emigrantëve nga Shqipëria, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Republika Kirkize, Kazakistani, Rumania dhe Taxhikistani.

Vendet me më pak punëtorë të kualifikuar kanë përvojë më të lartë të emigracionit.

Në raport thuhet se varfëria mbetet e lartë ku 34.6 % e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë.

Punësimi vazhdoi të rritet – megjithëse ngadalësimi i rritjes solli një ngadalësim në krijimin e vendeve të punës.

Ndërkohë, sipas raportit, papunësia arriti në një rekord të ulët prej 11.5 për qind në çerekun e dytë të 2019. Pagat reale u rritën me 3.3 për qind mesatarisht, kryesisht në shërbime (tregti dhe transport, dhe sektorë të turizmit).

Raporti i Bankës Botërore mbi zhvillimet më të fundit në rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore pohon se përqindja e emigrantëve në Europë është rritur vrullshëm gjatë katër dekadave të fundit.

Një në çdo tre emigrantë nga e gjitha bota preferon Europën Perëndimore./NOA.al