Transmetuar më 09-10-2019, 18:18

Kryetari i një komune në Meksikë është nxjerrë me forcë nga zyra e tij dhe është tërhequr zvarrë me makinë.

Arsyeja ishte se Jorge Luis Escandon Hernandez nuk mbajti premtimin e dhënë në fushatë elektorale.

Kjo është hera e dytë që ai sulmohet nga fermerët, që i kërkuan të përmbushë premtimin elektoral për rregullimin e një rruge në zonë.

Kryetarët e bashkive dhe politikanët lokalë në Meksikë shpesh janë në shënjestër të bandave të drogës kur refuzojnë të bashkëpunojnë me skemat e tyre kriminale.

Por ndodh rrallë që të sulmohen për premtimet e tyre gjatë fushatës. Për më shumë shikoni videon. /k.k/noa.al/