Transmetuar më 11-10-2019, 08:43

Billy Vaughan, 54 vjeç, u çudit kur zbuloi një varëse ari 22 karat në një fushë pranë qytetit të tij të lindjes Whitehaven.

Varësja i përket epokës së bronzit dhe pesha e saj prej 300 gram ar të pastër vlen mijera euro.

Ai ishte duke kërkuar me detektorin e metaleve në një fushë ku kishte qenë shumë herë të tjera. Por kësaj radhe ndërsa kërkonte mori një sinjal goxha të fortë nga dektori i tij.

Pasi pa se cfarë fshihej ai mendoi se bëhej fjalë për pjesë nga ndonjë paisje që përdoret për ngjitje, por rezultoi se metali që ai gjeti ishte i cmuar dhe bëhej fjalë për një varëse.

Ai ka njoftuar tashmë muzeun e zonës ku ai jeton si dhe një specialist të fushës për të vendosur zyrtarisht se cfarë vlere ka bizhuteria e gjetur dhe se cfarë do të bëhet me të

Qaforet prej ari perdoreshin si stoli përreth qafës ose kyçit të dorës për të shfaqur pasuri dhe status të lartë.

Një shembull tjetër që u zbulua në Norfolk dy vjet më parë u ble për 23,000 euro nga një muze lokal./b.l/noa.al/