Transmetuar më 11-10-2019, 14:37

Dy mijë euro shpërblim, ose dëmshpërblim, për një ngacmim seksual i pretenduar se i është bërë gruas së tij.

Ky është çmimi ose gjoba që është vendosur së fundmi në Kosovë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Fushë Kosovë, ku një person e ka detyruar një tjetër që t’i japë 2 mijë euro, për shkak se, sipas tij, ky i fundit i kishte ngacmuar bashkëshorten.

Por pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga shtetasin që kërkoi paratë.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dhe është dërguar në qeli, derisa të mbyllen hetimet.

“Me 10.10.2019 nga ankuesi mashkull K/Shqiptar është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar e ka detyruar viktimën t’ia japë 2000 euro si kompensim, pasi i njëjti kinse kishte ngacmuar bashkëshorten e tij. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./NOA.al